‘Breshëri’ plumbash drejt një makine në ecje, policia rrethon zonën në Elbasan

0

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan janë shënuar sot pranë fshatit Paper.

Mësohet se është qëlluar drejt një automjeti në levizje, dhe raportohet se deri më tani nuk ka asnjë person të lënduar. Burime bëjnë me dije se makina e shënjestruar është larguar nga vendi dhe se policia ka rrethuar zonën.

Në vendngjarje ka gëzhoja dhe xhama të thyer, ndërsa Policia e Elbasanit ka ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit në Bradashesh.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu