Gruaja godet me thikë bashkëshortin në Tiranë

0

TIRANË- Një grua ka plagosur bashkëshortin e saj të cilin e ka qëlluar me thikë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gruaja me inicialet A. N., dhe burri me inicialet F. Gj., janë përfshirë në një konflikt këtë mbrëmje.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e çiftit në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në sherr e sipër, gruaja ka qëlluar me thikë të shoqin dhe e ka lënë të plagosur. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu