Një Grua e cila u godit nga rrufeja dhe arriti të mbijetojë, ka treguar se si goditja bëri që sytë e saj të ndryshonin ngjyrën.
Carly Electric, siç njihet ajo nga miqtë, ka qenë gjithmonë e magjepsur nga rrufetë, madje ka bërë dhe tre tatuazhe kushtuar fenomenit të motit.
Kështu, kur nisi një stuhi, ajo menjëherë doli jashtë për të patur një pamje më të mirë.
“Kisha dridhje që udhëtonin lart e poshtë krahëve të mi”, tha ajo.
“Kur shkova të shikoja veten në pasqyrë, pashë që bebet e syve ishin zmadhuar”, vijoi ajo.
Më pas ajo humbi ndjesinë në këmbë dhe ra në paralizë, teksa të afërmit e dërguan menjëherë në spital.
Por ndonëse ajo arriti të shërohet plotësisht, rrufeja i la një ndryshim që s’do e harrojë asnjëherë.
“Sytë e mi të gjelbër më parë tani janë kafe të errët. Kur e kërkova në internet, zbulova se nuk ishte e pazakontë që kjo të ndodhte te njerëzit që ishin goditur nga rryma.
Maja e kokës sime është shumë e ndjeshme, ku jam goditur, është e nxehtë në prekje, kështu që duhet ta shmang kur laj flokët”, tregoi ajo.