Gruaja ‘kapet mat’ nga kamera, filmohet duke i hedhur helm në kafe të shoqit

0

 

Një e moshuar 70-vjeçare në SHBA ka përfunduar në pranga pasi u filmua teksa përpiqej të helmonte të shoqin duke i hedhur në filxhanin e kafesë ilaç kundër insekteve.

Ngjarja ndodhi në Queens të Nju Jorkut. Momenti kur Suncha Tinerva hodhi një substancë të bardhë pluhur nga një shishe që kishte me vete në kafen e të shoqit, u fiksua nga kamerat e sigurisë, sipas zyrës së prokurores së rajonit të Queens Melinda Katz. I shoqi i saj u sëmur, por fatmirësisht nuk vdiq prej helmimit, edhe pse 70-vjeçarja e kishte spërkatur jo një, por dy-tri herë kafenë e tij.

Policia sekuestroi shishen e përdorur nga gruaja dhe zbuloi se ajo përmbante acid borik pluhur, i cili shkakton të vjella, dhimbje të forta stomaku, hemorragji etje.

Burimi: newser.com |joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu