Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në lagjen nr.11 të Durrësit.
InfowebTv mëson se gruaja ka qëlluar me thikë bashkëshortin.
Bëhet fjalë për çiftin Asije dhe Ahmet Stafa.
Mësohet se çifti prej disa ditësh kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Sakaq, ambulanca ka marrë të plagosurin dhe po e transporton drejt spitalit rajonal të Durrësit.