Gruaja shtatzënë qëllohet për vdekje nga motoçiklisti

0

Një grua shtatzënë në Florida, SHBA, ka vdekur sot pasi ishte qëlluar me armë nga një motoçiklist që ajo goditi qëllimisht me makinë javës që shkoi, njoftonte policia vendore.

Sara Nicole Morales duket se kishte nisur incidentin e dhunës në trafik, kur ajo goditi qëllimisht me makinë 40 vjeçarin Andrew Derr, teksa merrte një kthesë javën që shkoi, tha në një deklaratë policia e Orange City .

Derr, i cili nuk u plagos në aksidentin “e nivelit të vogël,” i kërkoi Morales të qëndronte në vendndodhje deri në ardhjen e policisë, por kur ajo refuzoi e ndoqi atë bashkë me disa dëshmitarë të tjerë, tha policia.

Morales kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe doli përsëri me armë në dorë për t’u konfrontuar me zotin Derr, i cili në atë kohë po fliste në telefon me policinë jashtë shtëpisë së saj, sipas zyrtarëve.

Pas përshkallëzimit, motoçiklisti kishte nxjerrë nga trupi një pistoletë që e mbante me leje, dhe qëlloi gruan për vdekje, raportojnë autoritetet.

Kamerat trupore të oficerëve tregonin se Derr ishte bashkëpunues me oficerët që erdhën në vendin e ngjarjes.

Hetimet për incidentin e rende vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu