Gruaja u vetëvra në shtëpinë e saj, vajza e viktimës hedh poshtë akuzat për babain: Nuk na ka prekur një fije floku

0

Dje Policia e Korçës njoftoi se në fshatin Kolanec të Maliqit u gjet e vdekur një grua me iniciale F.M., 61 vjeçe. Fiqirie Mance u gjet e varur në banesën e saj, ndërsa autoritetet proceduan bashkëshortin e saj Faton Mance, 63 vjeç për fshehjen e ngjarjes duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Familjarët e gruas kanë hedhur akuza ndaj bashkëshortit të viktimës madje ata e kanë denoncuar në polici. Familjarët kanë kërkuar që të zbardhet si ngjarje pasi nuk besojnë që Fiqirie Mance të ketë ndërmarrë e vetme këtë akt të tmerrshëm.

Sipas të bijës, babai është kujdesur për nënën për 37 vite me radhë dhe ata si fëmijë nuk kanë parë kurrë grindje midis tyre. Vajza rrëfen momentin e parë kur ka marrë vesh ngjarjen.

“Kam qenë te prindërit e bashkëshortit. Më ka telefonuar babi dhe më ka thënë që t’ia kaloja telefonin vjehrrit dhe vjehrrës, sepse “mami është e sëmurë dhe ta çojmë pak tek doktori”. Nuk më ka treguar të vërtetën në fillim se unë jam tip që i përjetoj shumë gjërat dhe vetëm motrës së madhe i kishte treguar tamam ashtu siç kishte ndodhur, që mami im ishte vetëvrarë. Gjatë gjithë rrugës isha vetëm me dyshimin që mami ishte e sëmurë dhe isha me atë idenë që mami ishte gjallë. Sapo vij këtu (te banesa) shikoj njerëzit të veshur me të zeza dhe kam filluar vetëm kam qarë. Babi u kishte thënë të gjithëve që mami ishte vetëvrarë edhe njerëzve nga mami, por unë nuk dija asgjë pasi i përjetoj shumë gjërat. Djali i tezes më ka treguar se ajo ka kryer këtë krim ndaj vetes. Babi më tregoi të gjitha se si kishte ndodhur. Më pas pashë trupin e mamit që kishte një të nxirë te pjesa e litarit, të vetmen shenjë te trupi i saj. Të vetmen shenjë këtë kam parë te mami. Pastaj erdha tek vendi që mami ishte vetëvarur dhe i pashë gjithçka, shapkat e mamit, karrigen që kishte vendosur atje për të kryer vetëvarjen, të gjitha i pashë me radhë. Mami sa po vinte dhe po përmirësohej. Mami nuk ishte e paralizuar, të gjitha punët, lulet, kopshtin gjithçka që ndodhe para shtëpisë ajo i kishte punuar me dorën e saj. Mami kishte 9 muaj që vuante nga bllokimi i arterieve dhe 20 vite nga reumatizma. Së fundmi mami kreu edhe operacion. Muajin e parë e pati të vështirë, nuk lëvizte fare në mënyrë që edhe plaga mos i lëndohej. Kishte shumë dhimbje dhe kriza dhe deshte të ishte në lëvizje që të mund të humbiste mendjen që ta kalonte dhimbjen më lehtë”, tha ajo.

“Pala tjetër ( familjarët e nënës) akuzojnë, dyshojnë se babi e ka vrarë, por ai i ka shërbyer mamit për 37 vite me radhë. Babai nuk ka qenë asnjë i dhunshëm, nuk na rriti me dhunë dhe mamit dhe ne (fëmijëve) asnjë nuk na ka prekur fijen e flokut. Ai nuk ishte ne gjendje ta kryente atë akt. Kushdo që të hedhë baltë mbi babin tonë do përgjigjet. Ata që kanë hedhur akuza do përballen. Unë përderisa jam shumë e sigurt qe kjo ka qenë një vetëvarje nga ana e mamit nuk kam pse e nxjerr atë nga varri. Por që të dalë e vërteta po. Do më vinte shumë keq që përveç vuajtjeve që kishte krizat nga dhimbja, por tani as atje ku është të mos e lënë rehat? Të bëhet copa-copa? Kjo do më vinte shumë-shumë keq.”, tha ajo më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu