Gruaja vdes nga të ftohtit, reagon OSHEE: Dritat ishin ndërprerë që para një viti!

0

Liliana Sema 66 vjeçe vdiq nga i ftohti në banesën e saj në një fshat të Fierit një ditë më parë. Fill pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i OShEE përmes drejtori të OSHEE në Fier, Arjan Fasko.

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Ferras të Fierit, Fasko ka thënë se kontrata për objektin ku banonte zonja ishte debitore.

Ndër të tjera sipas tij, në banesën në fjalë nga ana e punonjësve të OSHEE që lexojnë sahatin është raportuar se nuk jetonte njeri, ndërsa ka theksuar se nga ana e familjarëve nuk është bërë asnjë kërkesë për lidhje të energjisë në këtë periudhë.

“Dua të sqaroj se kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja në fjalë është debitore edhe aktualisht që po flasim. Ka qenë debitore për një periudhë të gjatë. Ka lidhur një aktmarrëveshje në vitin 2018 të cilën e ka ndërprerë në Janar 2020. Është bërë aktive në muajin Mars dhe është ndërprerë përsëri në muajin Dhjetor të 2020. Pra ka një periudhë mbi një vit e ndërprerë. Nga ana e punonjësit të OSHEE që bën leximin e sistemit të matjes është raportuar objekt i mbyllur dhe nuk banon njeri pasi objekti ka qenë i mbyllur kur punonjësi shkon për leximin e sahatit. Dua të sqaroj se nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjar ose nga asnjë i afërm për lidhje të energjisë për këtë periudhë”, tha Fasko.

Kujtojmë se Liljana ishte nënë e tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu