Gruaja zbulon tradhtinë e bashkëshortit me shoqen e ngushtë. Fotot i nxjerrin hapur: ‘Do t’i degjeneroj’!

0

Këtë të dielë startoi në emisionin “E Diell” rubrika “1 herë mat” ku falë dedektives Shkënda Lili persona të ndryshojnë zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre.

Në puntatën e parë bëhej fjalë për një grua e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit me shoqen e saj të ngushtë.

Ajo kërkoi që të qëndronte anonime sepse ishte personazh i njohur e po ashtu edhe bashkëshorti i saj ishte shumë i rëndësishëm.

Pas gjëmimit hap pas hapi nga ekipi i Shkënda Lilit, arritën të siguroheshin provat se bashkëshorti i klientes dhe shoqja e saj takoheshin fshehurazi në një apartament në zonën e Komunës së Parisit.

Një drekë e ngrënë mes tyre në periferi të qytetit i nxorri zbuluar, pas një përqafimi që i dhanë njëri-tjetrit.

Shkënda Lili: Investigimi flet vetë dhe klientja do të vihet në dijeni, do ta thërras në zyrë që t’i tregoj.

“Kemi të gjithë provat, e di duhet të qetësohesh, mbase nuk bëjnë punë fjalët në këto momente të vështira, por ta marrim me qetësi,” përpiqet ta qetësojë dedektivja pasi i tregon provat.

“Si mund të ma bëjnë mua këtë gjë, është e pamundur, do ta marr në telefon, do ta degjeneroj, si mund të ma bënte këtë. Dua të flas me ata,” tha e acaruar klientja.

Ajo ra në kundërshtimin e dedektives, e cila tha se nuk bëhen gjërat kështu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu