Gruan e ka më të pasur! Albin Kurti habit me pasurinë, ka vetëm 400 euro kursime

0

Kurti për vitin 2021 ka deklaruar se para cash ka vetëm 400 euro në llogarinë bankare, ndërkohë bashkëshortja e tij ka 23 mijë euro.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit ku si pasuri të paluajtshme ka deklaruar apartamentin 400 mijë euro të bashkëshortes së tij.

Kurti për vitin 2021 ka deklaruar se para cash ka vetëm 400 euro në llogarinë bankare, ndërkohë bashkëshortja e tij ka 23 mijë euro.

Në bazë të deklarimit thuhet se gruaja e Kurtit ka dhe një kredi me vlerë 290 mijë euro të cilën e ka marrë për 25 vjet, të cilën e ka deklaruar se është marrë për blerjen e apartamentit.

Ndërkohë, Kurti ka deklaruar se aktualisht jeton në një shtëpi me qera për të cilën paguan 250 euro në muaj për tre vjet rresht.

“Banoj ne shtepi me qira, sipas kontrates te lidhur me qiradhenesin B.Z. ,ne afat prej 3 vitesh me mundesi vazhdimi edhe per nje afat shtese prej 3 vite me kushte te njejta siç jane parashikuar ne kontrate. Qiraja eshte ne shume prej 250 euro ne muaj”, ka qenë sqarimi i Kurtit për këtë shtëpi.

Kurti ka deklaruar si të ardhura vjetore 12 mijë e 903 euro, derisa bashkëshortja e tij ka 39 mijë e 200 euro në vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu