“Gruas së intubuar i bëhet lindje e sforcuar”/ Bien shtrimet në spitalet Covid, një ish-mjeke në gjendje të rëndë në intubim.

0

Një grua shtatzënë me Covid-19 i është bërë lindje e sforcuar tek spitali ‘Nënë Tereza’, pasi ndodhet në intubim. Bëhet me dije se foshnja është 27 javëshe dhe ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa gruaja vijon të jetë ende në intubim.

Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 662 të shtruar në 440 të shtruar, pra vihet re një ulje e ndjeshme. Në gjendje të rëndë ndodhet ish-mjekja e poliklinikës së iranianit, që kishte 3-4 vite në pension. Ndodhet në intubim.

’Ka rreth 440 të shtruar, 222 më pak se 28 shkurt, që konsiderohet piku i shtrimeve. Ka pasur 662 shtrime, kurse 440 të shtruar.

Kjo ka sjellë lirim të shtretërve, në COVID-2 ka rreth 133 pacientë të shtruar, nga 250 shtretët pas zgjerimit si pasojë e situatës së rënduar. U shtuan shtretër, u hapën dhe pavione të tjera.

COVID-1, dhe në spitale satelit, në 3 dhe 4. Ngarkesa spitalore nga 60-70% të totalit të kapaciteteve, Rënie të ndjeshme 30-40% të ngarkesës spitalore. Urgjenca, 15 në ditë nga 70 muajin e kaluar, vijnë në stadin më kritik të jetës.

Në Nënë Tereza ndodhet e intubuar një grua që ka qenë shtatzënë në mbërritjen, 27 javëshe bebja. Gruaja e re është transferuar në reanimacionin qendror, ku i është bërë lindje e sforcuar për të shpëtuar foshjen, dhe ndodhet mirë, por nëna është intubuar.

Intubimi ka ndodhur para lindjes.

Në reanimacion qëndror ndodhet dhe një shtatzënë, ka bërë lindje prematurë, dhe informacionet thonë që është mirë.

Në gjendje të rëndë ndodhet ish-mjekja e poliklinikës së iranianit, që kishte 3-4 vite në pension. e cila ndodhet në intubim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu