Grupi i Bashës nisin mbledhjen e firmave në Kuvend, Bardhi negociata me deputetët e PD! Ja ç’po ndodh…

0

Në një kohë që i gjithë fokusi i debatit ka qenë tek emri i Presidentit të ri, deputetët e opozitës, të pozicionuar qartë në krahun e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt kanë nisur mbledhjen e firmave.

Gjatë seancës së sotme është parë deputeti Gazment Bardhi i cili ka nisur mbledhjen e firmave, ku në fotot e realizuara nga LSA kishte marrë deri në 6 nënshkrime. Ai është fotografuar me dy dokumente të firmosur nga deputetët, teksa diskuton me deputetët, Flutura Açka dhe Dashnor Sula.Gazment Bardhi-firma-debati-Sula-Acka-basha-firma (3)

Nisma në fjalë, s’ka lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri, por me kërkesën e tyre për të ngritur një Komision Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.

Një ditë më parë maxhoranca i rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik, ndërkohë që propozuesit e PD-së nuk janë tërhequr, por do të paraqesin kërkesë të re për hetim parlamentar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu