Grupi negociator Shqipëri- BE/ Largohet Romina Kuko, në vend të saj emërohet, Ilir Beqaj

0

TIRANË- Grupi negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka pasur disa ndryshime ditën e sotme. Bëhet me dije se zëvendësministrja e Brendshëme Romina Kuko nuk do të jetë më pjesë e grupit negociator. Ndërkohë që vendin e saj e ka marrë Ilir Beqaj, i cili është drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Negociatori përgjegjës për kapitullin për energjinë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja është larguar nga detyra dhe në vend të tij është vendosur Enkelejda Muçaj.

Njoftimi:

Mbështetur në ligjin për shërbimin e jashtëm, për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave vendosi që në bazë të vendimit për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshëme do të zëvendësohet me Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu