Duke nisur nga Shtatori, deri në muajin dhjetor, sipas numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Ballës dio të ketë diskutime dhe konsultime brenda partisë ndërsa pjesë e tuyre do të jetë edhe programi politik për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në pranverën e vitit 2021.
“Në shtator, tetor, nëntor, dhjetor, ne kemi çështje të rëndësishme brenda strukturave konsultimi me anëtarësinë shtuar proces të çështjet e konsultimit programor në PS që do konsistojnë me fitoren e një mandati tjetër në praneverë me kryeministër Edi Ramën”, tha Balla.
Covid-19 e ka vështirësuar mbledhjen e Kongresit Kombëtar që do të zgjedhë kupolën e re drejtuese, Kryesia e re, Sekretarin e Përgjithshëm, sekretarin ekzekutiv etj. Kjo Asamble po punohet të zhvillohet në javët e parë shtatorit.
Në Elbasan do të nisë të martën një mbledhje pune e grupit parlamentar socialist, ndërsa numri 2 i PS-së, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët sot për zërat se mund të ketë disa ndryshime në qeveri, përfshirë ministren e Arsimit Besa Shahinin, për të cilën ai tha: “Ky është një vlerësim që i takon kryeministrit i cili drejton qeverinë”.
Ndërkohë, në strukturat drejtuese të PS-së por edhe në përbërjen e Këshillit të Ministrave janë përmendur edhe emra të tjerë që mund të zëvendësohen brenda kësaj vjeshte, por pritet të shohim konkretisht çfarë do të prodhojë takimi i Elbasanit si dhe Asambleja.