“Grupimi dhjetori ’90′ përplaset në selinë e PD. Bislim Ahmetaj: Anëtarët shpërthyen derën!

0

Në një deklaratë për mediat në dalje nga selia blu, kryetari i “Grupimit dhjetori ’90”, Bislim Ahmetaj tha se personeli i kishte kyçur dyert në mënyrë që të mos përballeshin me Bashën, i cili mbërriti rreth orës 11:00 në selinë.

Ahmetaj tha se anëtarë të këtij grupimi janë izoluar në zyrë dhe për këtë arsye vendosën që të shpërthenin derën në mënyrën që të dilnin jashtë. Gjithashtu Ahmetaj paralajmëroi Bashën se nuk mund të mbajnë “peng” PD-së, pasi brenda 5 ditësh do të zhvillohet referendumi në të gjitha degat e PD-së.

“Jemi para jush për një ngjarje të pazakontë! Sot kisha thirrur kryesinë e “grupimit dhjetorit 90’” në zyrën që e kemi prej 25 vitesh por sot u gjendëm përballë një ngjarje me njerëz të vegjël duke na mbyllur derën e brendshme dhe duke na lënë të izoluar në zyrën tonë.

Bravat e zyrave tonë nuk ishin ndërruar por u mbyllën dyer e korridoreve, është gjest i ulët. Telefonova personelin por më thanë se nuk dinin gjë, është cika shumë e ulët që e ulët. U përballa me Bashën kur u ngjit lart ai dhe pastaj na u mbyll dera. Për të dalë jashtë u detyruam të shpërthenim njërën nga dyert.

Para 10 ditësh zhvillova mbledhjen e kryesisë dhe mbajtëm qëndrim, ne jemi një organizatë partnere e PD. Donim të përshëndesnim vendimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe për të rinisur fushatën e zgjedhjeve në të gjithë vendin. Kjo gjendje do të zhvillohet 4-5 ditë pasi referendumi i jep fund dilemës që duan të mbajnë çelësat e zyrës me dhunë. Nuk do të ndodhë asnjë konflikt sepse vendos anëtarësia, ai njeri është i shkarkuar por nuk janë çelësat që e bëjnë atë kryetar”, tha Ahmetaj.

Gjatë kësaj jave priten zhvillime të rëndësishme në PD-në që është ndarë tashmë në dy pjesë, nga njëra anë Lulzim Basha përgatitet për të mbajtur Kuvend të shtunën, dhe nga ana tjetër Berisha do të mbajë referendum, ku anëtarët e kësja force politike në të gjithë vendin do të shprehen pro apo kundër shkarkimit të Lulzim Bashën, vendim i cili u mor në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu