VLORË- Rei Meta, djali i anëtares së KLP, i arrestuar për vrasjen e 55-vjeçarit Armando Meshau është paraqitur në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë.
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin Rei Meta, i cili grushtoi për vdekje, ndërtuesin Armando Meshau. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Meta gjatë dëshmisë së tij, pohoi se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.
Ngjarja ndodhi në një kancelari pranë Gjykatës së Vlorës ditën e hënë, ku viktima dhe 33-vjeçari, të cilët kishin konflikte pronësie, kishin shkuar të printonin disa dokumente. Fillimisht viktima, Armando Meshau dhe Rei Meta kanë debatur me fjalë dhe më pas ka vijuar sherri me grushte.