Gurë e shishe alkooli, përleshje masive mes grekëve dhe shqiptarëve, shkak sherri mes fëmijëve

0

Një përleshje e ashpër mes dhjetëra ciganëve dhe shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 22:00 në Parkun Peristeria.

Sipas dëshmitarëve okularë, shkak ka qenë fakti se të miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin.

Më pas gratë e dy familjeve filluan të rriheshin, ndërsa episodi u shndërrua shpejt në një sherr të ashpër ku u përfshinë më shumë se 20 persona.

Të njëjtat informacione thonë se fillimisht ka shpërthyer një sherr mes të miturve dhe më pas janë përfshirë prindërit.

Në episodin e egër që zgjati rreth një orë, ata përdorën gurë, shishe alkooli dhe sende të tjera.

Banorët e lagjes të frikësuar kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur të paktën dy persona dhe deri më tani policia ka arrestuar katër persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu