Rruga e Arbërit ka hasur sërish probleme në lidhje me qarkullimin e automjeteve. Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe gurëve. Sasitë gurore kanë vështirësuar lëvizjen e makinave në bypassin e Qafës së Murrizit.
Autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të makinave të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore në këtë aks për shkak të mbulimit të një pjese të aksit prej gurëve dhe dherave.