Guxim i jashtëzakonshëm. 60000 bletë mbulojnë fytyrën e 24-vjeçarit

0

Një i ri nga India, thotë se bletët janë miqtë e tij më të mirë dhe për ketë arsye ka lejuar 60,000 prej tyre që t’i mbulojnë fytyrën. 24-vjeçari, i njohur si Nature M.S., prej vitesh tashmë, qëkur ishte 7-vjeç ka mbajtur bletë në fytyrë ndërsa thotë se ato nuk e shohin si kërcënim.

Nature i cili është nga Kerala, mban po ashtu edhe një Rekord Guinness për kohën më të gjatë që një person ka mbajtur bletë në fytyrë. Ai i ka mbajtur bletët në fytyrë për 10 orë e pesë sekonda.

I riu thotë se për herë të parë e ka mësuar i ati që t’u afrohet bletëve, i cili po ashtu është një bletërritës me shumë çmime.

Natyra, i cili ka dhe një vëlla me emrin Nektar, thotë se përvoja e tij e parë me bletët ishte kur mori bletën mbretëreshë në dorë dhe më pas një numër i madh insektesh i mbuluan krahun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu