I infektuari me Covid-19 vdes rrugës për në shtëpi

0

Një pacient i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë pasditen e sotme, teksa kishte lënë ambientet e Spitalit Infektiv dhe kthehej për në shtëpinë e tij, në Gjirokastër.

Mësohet se 68 vjeçari ka qenë me i shtruar prej datës 20 maj 2020 në QSUT kur kurohej pasi vuante nga hepatiti. Me shpërthimin e Covid-19 në këtë spital, i moshuari u infektua dhe menjëherë sapo rezultati i analizës së tij u mësua, ai u transferua në Infektiv.

Prej muajit qershor ai ndodhej në Spitalin Infektiv dhe sot duke parë gjendjen e mirë shëndetësore, ai ka lënë ambientet e Covid 1 për tu kthyer në shtëpinë e tij në Gjirokastër. I moshuari ka ndërruar jetë rrugës për tu kthyer në shtëpi, në afërsi të Lushnjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu