Haaland “bëhet me krahë”, por kryeson dikush tjetër. Ja lista e futbollistëve më të çmuar në treg

0

Portali i specializuar “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e tregut të futbollit (çmimet e lojtarëve më të kushtueshëm). Për Haaland kemi një super kërcim në vlerësim, 150 milionë euro, por talenti norvegjez nuk e ka arritur kulmin akoma. Kush është në krye? Në 20 të parët, vetëm një lojtar nga Serie A. Po cila është renditja në raport me ligën italiane? Mësojeni më poshtë, me detaje:

22) LIONEL MESSI (PSG, sulmues): vlera e tregut prej 80 milionë euro

21) MARCOS LLORENTE (Atletico Madrid, mesfushor): vlera e tregut prej 80 milionë euro

20) LAUTARO MARTINEZ (Inter, sulmues): vlera e tregut prej 80 milionë euro

19) PHIL FODEN (Manchester City, mesfushor): vlera e tregut prej 80 milionë euro

18) JOAO FELIX (Atletico Madrid, sulmues): vlera e tregut prej 80 milionë euro

17) PEDRI (Barcelona, ​​mesfushor): vlera e tregut prej 80 milionë euro

16) HEUNG-MIN SON (Tottenham, sulmues): vlera e tregut prej 85 milionë euro

15) SADIO MANÉ (Liverpool, sulmues): vlera e tregut prej 85 milionë euro

14) MARCUS RASHFORD (Manchester United, sulmues): vlera e tregut prej 85 milionë euro

13) RAHEEM STERLING (Manchester City, sulmues): vlera e tregut prej 90 milionë euro

12) JOUSHA KIMMICH (Bayern Munich, mesfushor): vlera e tregut prej 90 milionë euro

11) BRUNO FERNANDES (Manchester United, mesfushor): vlera e tregut prej 90 milionë euro

10) FRENKIE DE JONG (Barcelona, ​​mesfushor): vlera e tregut prej 90 milionë euro

9) JADON SANCHO (Manchester United, sulmues): vlera e tregut prej 90 milionë euro

8) NEYMAR (PSG, sulmues): vlera e tregut prej 100 milionë euro

7) KEVIN DE BRUYNE (Manchester City, mesfushor): vlera e tregut prej 100 milionë euro

6) ROMELU LUKAKU (Chelsea, sulmues): vlera e tregut prej 100 milionë euro

5) MOHAMED SALAH (Liverpool, sulmues): vlera e tregut prej 100 milionë euro

4) JACK GREALISH (Manchester City, anësor): vlera e tregut prej 100 milionë euro

3) HARRY KANE (Tottenham, sulmues): vlera e tregut prej 120 milionë euro

2) ERLING HAALAND (Borussia Dortmund, sulmues): vlera e tregut prej 150 milionë euro

1) KYLIAN MBAPPÉ (PSG, sulmues): vlera e tregut prej 160 milionë euro

Ndërkohë, nëse fokusohemi vetëm te lojtarët që luajnë në Serie A, klasifikimi do të ishte si vijon. Lautaro Martinez është në ‘top 20’ globale, ndaj logjikisht rezulton edhe më i çmuari i Serie A. Kjo është renditja e ‘Transfermarkt’:

1. LAUTARO (Inter) – 80 milionë

2. DE LIGT (Juve) – 75 milionë

3. CHIESA (Juve) – 70 milionë

4. MILINKOVIC-SAVIC (Lazio) – 70 milionë

5. BASTONI (Inter) – 60 milionë

6. SKRINIAR (Inter) – 60 milionë

7. KESSIÉ (Milan) – 55 milionë

8. OSIMHEN (Napoli) – 50 milionë

9. ZIELINSKI (Napoli) – 50 milionë

10. DE VRIJ (Inter) – 50 milionë

11. DYBALA (Juve) – 50 milionë

12. THEO HERNANDEZ (Milan) – 50 milionë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu