Habiten sarandjotët. Jahti superluksoz i miliarderit rus vjen për t’u furnizuar me 700 Ton naftë

0

Sërish ka kapur vëmendjen e qytetarëve të Sarandës “Sailing Yacht” i miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko. Është hera e tretë që kjo mrekulli lundruese ankorohet në Sarandë dhe për një arsye tejet të fortë, jo përr për turizëm në Sarandë, por për t’u furnizuar me karburant. Ndryshe nga shqiptarët që u duhet të paguajnë naftën 160 Lek/litri, nafta miliarderit rus i shitet pa taksa e përkthyer në shifra për një litër naftë paguan 60 lekë. Kështu jahti luksoz është furnizuar me të paktën 700 ton naftë.
Ai është 143 metra, jahti më i gjati në botë, dhe mbi 91 metra i lartë, duke peshuar mbi 12 Mijë Ton, i ndërtuar në Hamburg të Gjermanisë. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu