Hackerat iranianë kanë hakeruar të dhënat e Institutit të Statistikave, (INSTAT).
Grupi “Homeland Justice”, ka deklaruar në rrjetin social, Telegram, se të dhënat tanimë janë në duart e tyre.
“Numrat, figurat, statistikat, të gjitha janë kundër jush. Të gjithë janë kundër teje. Armiku i vetëm je ti. Injoranca jote është tortura jote. Kushdo që i afrohet objektit të kultit të Zotit do të vdesë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e publikuar prej tyre.