Asllan Hyka, vëllai i Selam Hykës, 41-vjeçarit i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16-vjeçare në fshatin Leminot, ka dhënë një deklaratë për media.
Në prononcimin e tij, ai nuk e mohoi që i vëllai të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, por kërkoi dhe arrestimin e të miturës.
Sipas tij vajza i shkruante gjithë fshatit, ku i ofronte marrëdhënie seksuale kundrejt një pagesë për 30 mijë lekë të vjetra.
“Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllnin gojën e të largoheshin. Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhenie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bënte foto dhe u thotë ‘Hajdeni për 30 mijë lek’, u thotë djemve dhe i gënjen. Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t’iu arrestojë të gjithëve. Mos i lini rrugëve, futeni në punë. Mos më sillni probleme. Kërkoj drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe më fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg. Ka edhe për budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë edhe djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon edhe mua nesër, ajo me ofendonte edhe mua”, tha ai.