Detaje të reja zbardhen nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, në rrugën “Reshit Çollaku”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Shtëpia e një efektivi policie, sipas News 24, ka qenë shënjestër e grabitësve. Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.V., kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.
Njoftimi i policisë
Me datë 23.05.2021, në rrugën “Reshit Çollaku” një person i paidentifikuar ka vjedhur 16.000 lekë të reja në banesën e shtetasit J. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.