Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.
Burime bëjnë me dije se shtetasi 56-vjeçar Artan Pollo ka qenë duke montuar një gjenerator te depozitat e ujit pranë banesës së tij dhe është mbytur në rezervuar, pasi nuk dinte not.
56-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.
Nuk ka ende një njoftim paraprak nga ana e Policisë për ngjarjen, ndërkohë që në vendin ku ka vdekur Pollo kanë shkuar hetuesit, për të parë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.