Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë në Kosovë. Mësohet se dje rreth orës 21:00, persona të maskuar janë futur në xhaminë e zonës dhe kanë vjedhur çdo gjë kishte brenda kultit fetar. Ndonëse në festën e Fitër Bajramit, hajdutët janë futur në xhami dhe kanë vjedhur sende me vlerë dhe para.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË /Fsh.Drobesh,Viti, 01.05.2022-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës i xhamisë se fshatit, ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga arka kanë vjedhur një shumë të parave. Rasti nën hetime.