Hakerat iranianë publikojnë emrat dhe fotot e shqiptarëve që po hetohen nga policia (FOTO)

0

Hakerat iranianë kanë publikuar sërish ditën e sotme të dhëna sensitive, të marra nga sistemet e goditura nga sulmi kibernetik i pak javëve më parë.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat e sistemit MEMEX, i cili përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Në dosjet e publikuara nga “Homeland Justice” janë emrat e 105 mijë shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë, dhe janë nën hetim nga autoritetet. Ndërsa në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu