Hakerat iranianë publikojnë foton: Rama dhe ambasadorja Kim në “shënjestër”

0

Hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e sotme në faqen e tyre “Homeland Justice” foton e kryeministrit Edi Rama dhe të ambasadores së Shtetevee të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Siç shihet edhe në foto, Rama dhe Kim janë rrethuar me të kuqe, duke nënkuptuar se  mund të jenë shënjestraa e radhës përsa i përkët publikimit të të dhënave.

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yur Kim
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yur Kim

Më herët hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, listën e personave që janë kontigjent i policisë së Shtetit, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu