Hakerat iranianë publikojnë listën e votuesve shqiptarë para zgjedhjeve të 14-majit

0

Hakerat iranianë kanë publikuar në Telegram listën e zgjedhësve në Shqipëri, pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme vendore të 14 majit.

Bashkë me dokumentet, hakerat kanë shpërndarë edhe një mesazh duke pyetur nëse qytetarët nuk do të pendohen që votuan për zyrtarët e korruptuar.

“A nuk keni filluar të pendoheni që votuat për zyrtarët e korruptuar?- thuhet mesazh.

Më herët hakerat iranianë kanë publikuar listat e pagave të administratës, listën e drejtuesve të automjeteve në Shqipëri, hyrjet dhe daljet nga sistemi TIMS, video të zyrtarëve të lartë e madje deri te llogaritë bankare. Duket se ata zotërojnë një databaz të pasur pasi tashmë po publikojnë edhe emrat e votuesve. Burimi: albaniandailynews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu