Hakerat iranianë publikojnë ‘përgjimet e SHISH’ me kamera të fshehta në Tiranë

0

Nuk ndalen hakerat iranianë. Homeland Justice kanë publikuar në rrjetet sociale të menaxhuara prej tyre, dy video që pretendohet se janë përgjimet të agjentëve të SHISH në Tiranë.

Në video dallohen dy persona që mesa duket survejojnë “objektivin” e tyre. Ndërsa në një prej video-ve dallohet ndërtesa e Ambasadës Kineze në Tiranë.

Megjithatë vlen të theksohet se nuk është e qartë nëse janë agjentë të SHISH apo Policisë, pasi në një prej videove dallohet një person me maskë anti-covid që mban logon e Policisë së Shtetit.

“Prisni për bombën të bjerë”, shkruajnë hakerat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu