Rikthehet Homeland Justice. Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” njofton se ka hakeruar faqen online të parlamentit.
“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e tyre në Telegram
Nëse provoni të futeni në www.parlamenti.al, do t’ju shfaqet njoftimi që kjo faqe nuk mund të aksesohet.