Halloween kthehet në tragjedi në Korenë e Jugut, 120 viktima e qindra të plagosur

0

KOREJA E JUGUT- Të paktën 120 persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një incidenti që u regjistruar gjatë festës së Halloween në lagjen Itaewon të Seulit, në Korenë e Jugut.

CNN shkruan se nuk dihet ende shkaku i kësaj tragjedie, por ajo që u raportua fillimisht ishte se njerëzit po vdisnin të shtrirë rrugëve, në pritje të ndihmës mjekësore.

Agjencia e Lajmeve Yonhap raportoi më herët se mbi 300 telefonata ishin bërë kundrejt zyrës së Urgjencës së zonës duke raportuar vështirësi në frymëmarrje. Shumë u shpëtuan, por 120 ndërruan jetë ende pa mbërritur në duart e bluzave të bardha. Pritet që hetimet të zbardhin shkakun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu