Hapen portat e Hidrocentralit të Shkopetit/Rrezikohet përmbytja e tokave bujqësore

0

Si pasojë e nivelit shumë të lartë të ujit, burime bëjnë me dije se janë hapur portat e hidrocentralit të Shkopetit, nga ku rrezikohet më pas dhe përmbytja e tokave bujqësore.

Burime bëjnë me dije se rrezikohen dhe dhjetra shtëpi nga sasia e madhe e ujit që ka vërshuar, ndërsa pritet evakuimi i banorëve.

Prefekti i Lezhës Gjokë Jaku u shpreh se lumi Drin është në kuotat maksimale, ndërsa deri në momentet që flasim nuk ka vend për panik dhe alarm. Jaku tha se për momentin të gjithë hidrovoret janë në gjendje pune, ndërkohë që situata problematike në Lezhë është në të dy anët e lumit Drin, që kanë përmbytur kryesisht tokat bujqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu