Në fshatin Llixha, Njësia Administrative Tregan, ka nisur zyrtarisht sezoni kurativ. Zona prej vitesh është kthyer në një destinacion të njohur për kurimin natyror, duke tërhequr vizitorë nga Kosova, veçanërisht nga Prizreni, Gjakova dhe Prishtina, si dhe nga qytete të Shqipërisë si Tirana dhe Durrësi.Uji termal me veti kurative, ajri i pastër dhe mikpritja e banorëve janë ndër arsyet kryesore që tërheqin pacientët çdo vit. Vizitorët shprehen të kënaqur me kushtet, shërbimin mjekësor dhe çmimet e përballueshme.
Operatorët lokalë të hotelerisë kanë investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve moderne, duke angazhuar staf të specializuar mjekësor për të përmbushur nevojat e pacientëve.Ndërkohë problem mbetet infrastruktura në zonë e cila nuk ka marrë vëmendjen e duhur.