Hapi profil fallco dhe denigroi nxënës e mësues të një gjimnazi në Elbasan, policia nis procedimin për 16-vjeçarin.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje fyese për nxënësit e një gjimnazi, në Elbasan.