Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ky mashtrues, e largoi Kosovën nga BE dhe NATO

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kurti është ai i cili e ka larguar Kosovën nga BE dhe NATO, dhe e “ka kthyer në rrugë të mbrapshtë”.

Sipas Haradinajt, Kurti është ai i cili e ka larguar Kosovën nga BE dhe NATO, dhe e “ka kthyer në rrugë të mbrapshtë”.

Reagimi i plotë i Haradinajt

Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në Nato! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!!

Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga Nato dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!

Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!