“Harrojeni se Beleri betohet”/ Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys KE nuk negociojmë kundër Shqipërisë

0

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me çështjen e Fredi Belerit dhe veton e Greqisë në lidhje me situatën. I ftuar në A2 CNN Rama ka theksuar se nuk do të ketë asnjë negociatë për këtë çështje. Ai tha se Beleri nuk do të betohet dhe askush nuk mund të pengojë drejtësinë.

Edi Rama: “Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu