Harron lidhjen me moderatoren kosovare? Flori Mumajesi nxjerr foton duke puthur me këngëtaren…

0

Këngëtari Flori Mumajesi ka shokuar jo pak ndjekësit e tij, pasi ka publikuar një foto me Soni Malajn teksa shihet që shkëmbejnë puthjen në buzë vetëm disa kohë që dyshohej se ai ishte në një lidhje me moderatoren, Liberta Spahiu ku i bëri të gjithë të dyshojnë se çifti janë rikthyer sërish bashkë, pas një historie të shkuar dashurie.

Kënga “Versioni im” ishte ajo që solli në vëmendjen e publikut Soni Malaj por bashkëpunimi me Flori Mumajesin e bëri edhe më të bujshme.

Ende nuk dihet nëse fotot e publikuara nga Flori konfirmojnë ribashkimin e tij me këngëtaren Soni Malajn apo pritet një projekt i përbashkët me të.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu