Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka ofenduar një gazetari të Fox News në Shtëpinë e Bardhë. Pasi gazetari drejtoi një pyetje duke e shoqëruar me britma në lidhje me ndikimin e rritjes së inflacionit në zgjedhjet e Kongresit të këtij viti, Biden ofendoi rëndë gazetarin duke harruar mikrofonin e ndezur.
‘Kjo është një pasuri e madhe! Më shumë inflacion. Çfarë budallai biri i b*shtrës’, tha Biden gjatë mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë.