Avokatët në Gjirokastër e kanë vendosur të shtyjnë bojkotin, pritet një vendim i përbashkët në mbledhjen e njoftuar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiran
Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër ka vendosur të shtyjë bojkotin përtej afatit të paralajmëruar. Avokatët kanë vendosur që bojkoti të vijojë deri në datën 29 qershor.
Ndërkohë që avokatët në Gjirokastër e kanë vendosur të shtyjnë bojkotin, pritet një vendim i përbashkët në mbledhjen e njoftuar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë. Në këtë takim pritet të përcaktohet axhenda e protestës kundër hartës së re gjyqësore që do të jetë detyrues për të gjitha dhomat e avokatisë në të gjitha qytetet.
Vendimi i Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër pritet të bëhet me dije edhe pranë kancelarive të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Gjykatës së Apelit, asaj Administrative dhe Gjykatës së Përmetit.
Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.