Harta e re Gjyqësore i vë drynin Gjykatës së Kurbinit/ Avokatët: “Ky është diskriminim”

0

Avokatet e Kurbinit, janë kundra hartës së re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë. Shkrirjen e Gjykatës së Kurbinit, ata e quajnë një deskriminim që po i bëhet kësaj zone me rreth 80 mijë banor.

“Shrirja e gjykatës është një deskrimin që i bëhet zonës së Kurbinit. Jo vetëm ne si jurist e avokat jemi kundra kësaj harte gjyqësore, por edhe populli i Kurbinit është kundra. Ne nuk do ta lejojmë që të na marrin të gjitha institucionet e këtij rrethi. Po bëhet ashtu siç ka propozuar Fatos Nano kur ishte në pushtet që këtë qytet kamp për të internuarit. Nuk jemi kundra reformave, por heqeja e gjykatës do të thotë dhe mungesë shërbimi dhe kosto shtesë financiare për qytetaret” thotë avokati Sami Dema

Avokatet e Kurbinit kanë nisur mbledhjen e firmave për përgatitjen e një peticioni që do ju dërgohet institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, ku do kërkohet tërheqja e këtij propozimi që shkrin gjykaten në këtë zonë.

“Ne si avoketer kemi nisur mbledhjen e firmave dhe po hartojmë një kërkese në formë peticioni, të cilen do ja dërgojmë të gjitha institucioeve më të larta të shtetit shqiptar, duke nisur nga presidenti, kryeministri etj. Nuk është aspak normale që të shkrihet gjykata në një zone e cila ka 80 mijë banor. Kjo do thotë mungesë shërbimesh dhe kosto shtesë për qytetaret. Siç duhet zona jonë ka dhe kriminalitet të lartë dhe nëse do largohen organet e drejtëisë do të rritet edhe më teper krimi” thotë Avokati Gjovalin Laska

Nëse kërkesa e tyre nuk do marrë vemendje, avokatet e Kurbinit paralajmerojnë referendum për shpalljen e autonomisë në këtë zonë.

“Nëse kërkesa jonë nuk do merret në konsideratë, ne do marrim një nisem që të bëjmë një referndum që të shpalli autonomi për rrethin e Kurbinit. Që duke nisur nga Ura e Drojës e deri në Uren e Milotit të mos të lejojmë të hyjë e të dalë askush, pasi nuk mendoj se na ngelet zgjidhje tjeter” thotë avokati Sami Dema

Kundra shkrirjes së gjykatës janë edhe qytetaret e Kurbinit. Ata thonë se diçka e tillë largon shërbimet dhe sjell sorollatje e kosto shtese financiare për ta.

“Duke patur gjykaten këti e spo marrim shërbime në kohë e jo të largohet. Nuk jam aspak dakort që gjykata të shkrihet, pasi kjo sjell shumë pasoja për ne. Të shkojmë në Lezhë apo Kruje ku mund ta caktojnë është më shumë kosto financiare për ne dhe nuk mendoj se do marrim shërbim siç duhet. Prandaj i bëj thirrje shtetit që ta mendoje mirë diçka të tillë sepse boll na kanë largu të gjitha institucionet e tjera” thotë Gjet Lala banor i Kurbinit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.  Sipas draftit të cilin KLGJ thotë se ja ka përcjell Ministrisë së Drejtësisë propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vëndin. Referuar të dhënave brenda datës 15 tetor do t’i shkojë Ministrisë së Drejtësisë harta e re gjyqësore dhe më pas do t’i kalojë Qeverisë për të marrë një vendim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu