Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja takoi sot kryetaren e KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor) Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë Benjamin Rockëell, ku diskutuan lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore.
Për të arritur në finalizimin e draft-propozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, u vendos të ngrihen dy grupe pune; një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ. Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim.