Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë me leje nga Haga, viziton babain e sëmurë në QKUK

0

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, për të vizituar babain e tij në QKUK për shkak të gjendjes të tij shëndetësore

Në një përgjigje për mediat në Kosovë, Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se vizita u mundësua për arsye humanitare.

“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigje.

Thaçi i shoqëruar nga forca policie është pritur nga disa qytetarë duke e duartrokitur, ndërsa ai ia ktheu me përshëndetje me dorë.