Helmimi i turistëve polakë në Vlorë/ AKU: Po kontrollojmë të gjithë subjektet sipas itinerarit të tyre

0

Sipas AKU, shëndeti i turistëve mund të jetë përkeqësuar edhe nga kushtet klimatike dhe ekspozimi në temperatura të larta.

VLORË- Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë ka reaguar lidhur me helmimin e 41 turistëve polakë në Vlorë, të cilët po udhëtonin me anije dhe janë transmetuar mënjehërë në spitalin rajonal. AKU njofton se po kontrollohen të gjitha subjektet sipas itinerarit të tyre për të zbuluar nëse rasti lidhet me helmim nga shërbimi i ushqimeve. Sipas AKU, shëndeti i turistëve mund të jetë përkeqësuar edhe nga kushtet klimatike dhe ekspozimi në temperatura të larta.

NJOFTIMI I PLOTË:

Deklaratë për shtyp nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit, ku ishin të përfshirë disa pacientë të rinj nga Polonia, të cilët ishin me pushime në Shkodër e kanë udhëtuar drejt Vlorës. Pas udhëtimit me anije në Vlorë, menjëherë, janë paraqitur për kujdes mjekësor pranë Spitalit Rajonal Vlorë, me të cilët kemi punuar ngushtësisht.

Momentalisht, do donim të siguronim publikun e gjerë që situata e pacientëve nuk paraqitet kritike dhe AKU po kontrollon të gjithë subjektet sipas itinerarit të turistëve.

I bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit.

DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët.

Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta.

Shëndeti dhe siguria e konsumatorëve janë rëndësia e posaçme e punës së AKU-së dhe për këtë po mbledhim informacionin e dobishëm për të evidentuar e identifikuar çdo gabim në protokollet e sigurisë ushqimore, për t’i adresuar siç ligji parashikon. Skuadra jonë po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

DRAKU Vlorë do vijojë të informojë publikun mbi progresin e këtij hetimi. Ftojmë këdo që ka informacion mbi subjekte që tregtojnë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore të denoncojë në [email protected] dhe në numrin e gjelbër 08007575 për të qenë së bashku në përpjekjen për sigurimin e mirëqenies së konsumatorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu