Helmimi nga ushqimi në verë ,Mici:Kujdes nga konsumimi i qershive dhe shalqive

0

 

Helmimi nga ushqimi është një nga rreziqet që të gjithë mund të hasin në rast pakujdesie të produkteve ushqimore.

Mos ruajtja në ambiente të përshtatshme si dhe blerja e produkteve në vende jo të sigurta janë dy nga faktorët që mund të çojnë në shfaqen e problemeve shëndetësore.Mjekët në Elbasan thonë se me rritjen e temperaturave duhet të rritet edhe kujdesi për produktet ushqimore.

Mjeku thotë se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm në rast se shfaqin simptoma të helmimit nga ushqimi. Menjëherë duhet të paraqiten pranë mjekut për ndihmë mjekësore pasi helmimi mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Qershitë dhe shalqiri konsiderohen si dy produkte që mund të shkaktojnë helmim shumë të rëndë ndaj duhet pasur kujdes në konsumimin e tyre.