Helmohen nga karamelet e gjetura në rrugë tre fëmijë të mitur

0

Korçë, 18 shtator 2025 – Tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar pasditen e së enjtes në Pediatrinë e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, familjarët kanë deklaruar se fëmijët kishin konsumuar disa karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash. Aktualisht, mjekët po ndjekin gjendjen shëndetësore të tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.