Hëna plotë e Marsit do të jetë e rëndësishme për këto 3 shenja

0

Muaji po përfundon por Hëna e Plotë sjell një fillim të ri. Është ngjarja e parë e madhe e vitit të ri astrologjik dhe është këtu për të na shoqëruar drejt pranverës. Hëna e Plotë e Marsit zhvillohet më 28 dhe do të na ndihmojë të rifitojmë ekuilibrin në jetën tonë ndërsa hyjmë në një epokë të re.

Por nëse jeni një nga shenjat e mëposhtme në Horoskop, Hëna e Plotë do të ndikojë më shumë tek ju dhe do t’ju sjellë disa vështirësi emocionale për tu menaxhuar.

Dashi

Kjo Hënë e Plotë ndriçon fushën e marrëdhënieve tuaja. Ju do t’i kushtoni vëmendje disa prej lidhjeve tuaja me njerëz të tjerë. Tani është një kohë e mirë për të marrë në konsideratë vlerën dhe energjinë që i sillni marrëdhënieve së bashku me barrën që ato sjellin.

Peshorja

Ju do të ndjeni energjinë e Hënës së Plotë me intensitet dhe thellësi dhe marrëdhëniet tuaja do të bëhen pasqyrë e evolucionit tuaj. Dielli dhe Afërdita janë mbledhur në shtëpinë tuaj të 7-të që ka të bëjë me shoqërinë dhe thekson lidhjet tuaja më të ngushta. Ju do të thirreni për të punuar në vetëbesimin tuaj dhe për të qenë të vërtetë me ata që janë më afër jush.

Bricjapi

Kjo Hënë e Plotë ndikon në fushën e karrierës tuaj dhe ju ofron mundësinë për tu ngritur në nivelin e parë. Nëse po punonit për një projekt ose kishit një qëllim specifik, mbase tani është koha të hiqni qafe atë që ju pengon. Është gjithashtu një kohë e dobishme për diskutime në punë pasi ndiheni të sigurt. Por ju duhet të mbani një ekuilibër me tuajin personal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu