“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, atentati mafioz në Don Bosko, Berisha nxjerr videon e Ramës

0

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka fajësuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për ngjarjet kriminale që ndodhin në vend. Nisur nga atentati mafioz që ndodhi një natë më parë në Don Bosko, në lokalin e Fatjon Muratit, Berisha ka publikuar videon ku Rama dëgjohet të thotë ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’ për të inkriminuarit. Sipas Berishës, është lidhja e qeverisë me krimin ajo që e ka vendosur sigurinë e njerëzve në duart e bandave.

Postimi:

Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë. Rendi dhe siguria ne duart e krimit. Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë. Sb. Ps video deshmon qarte se me parimin ti hajne koken njeri tjetrit Edi Rama rendin dhe sigurine u a ka besuar bandave dhe krimit!

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

https://www.facebook.com/watch/?v=1290790344852424

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu