Hera e 3-të që Joe Biden bie nga shkallët shton dyshimet për gjendjen e tij

0

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është filmuar teksa rrëzohet 3 herë duke ngjitur shkallët e avionit ‘Air Force One’, në Bazën e Forcave Ajrore në Maryland për të shkuar në Atalanta, Georgia.

Megjithëse u rrëzua tre herë, Biden arriti të rifitonte qetësinë e tij për të vazhduar shkallët e mbetura, ndërsa në fund përshëndeti dhe ushtarakët.

Biden është presidenti më i vjetër që është zgjedhur ndonjëherë në SHBA dhe për këtë ai është sulmuar shpesh nga ish-presidenti Donald Trump, i cili thoshte se është shumë i vjetër për atë rol.

Ky moment i pakëndshëm ka ndodhur pak para nisjes për në Atlanta, ku presidenti amerikan pritet të takohet me komunitetin aziatik, pas të shtënave që ndodhën disa ditë më parë në disa qendra masazhi, ku humbën jetën tetë persona.

Shumica e të vrarëve ishin me prejardhje nga Azia, dhe dyshohet se sulmi është kryer mbi urrejtjen racore, ndërsa autori i sulmit është kapur nga autoritetet e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu